Ora News - Lirimi i Endrit Dokles, Gjonaj: E paralajmëruam. Çon për ndjekje penale një drejtor

  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Ministrja e Drejtësisë pezullon nga detyra drejtorin e Shërbimit të provës në Krujë pas lirimit të të dënuarit me burg për jetë Endrit Dokle, I njohur si ish anëtar I bandës së Durrësit.

Gjithashtu Në një deklaratë për median ministrja e Drejtësisë e quajti skandaloz vendimin e gjyqtares Enkelejda Hoxha për lirimin e Dokles.

Ministrja tha se kishte përcjellë informacione gjatë fazës së dyshimit ku paralajmëronte lirimin e të dënuarit me burg përjetë.

?Veprim skandaloz lirimi në shkelje të ligjit i të dënuarve me burgim të përjetshëm fenomen I ndodhur shpesh kohët e fundit është këmbanë alarmi. Ndihem e keqardhur edhe pse shqetësimin e kam adresuar që në fazën e gjykimit të saj, bazuar në indicia apo dyshim mbi paanësinë e këtij gjykimi duke kërkuar verifikimin e këtij procesi. Shqetësimi ynë për Enkeleda Hoxhën është adresuar që pas lirimit të Genc Tafilit nga e njëjta gjyqtare?

Pak dite me pare u mesua se Gjykata e Shkallës së Parë Krujë pranoi kërkesën e Dokles për ta liruar atë me kusht, duke e vënë në provë për një periudhë prej 5 (pesë) vjetësh.

Avokatët mbrojtës kishin kërkuar lirimin e të dënuarit duke konvertuar dënimin e burgimit të përjetshëm me 25 vite burg, me pretendimin se pjesën më të madhe e ka shlyer.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/lirimi-i-endrit-dokles-gjonaj-e-paralajmeruam-se-kishim-indicie-con-ndjekje-penale-nje-drejtor

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended