"Ju flet Moska": Çmim shtetëror për librin anti-Skënderbe të A.Plasarit

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në emisionin e tij "Ju flet Moska" Kastriot Myftaraj ka analizuar librin e Aurel Plasarit, libër i cili mori çmimin shtëtëror për vitin e Skënderbeut.

Sipas Myftarajt ky është një libër anti-Skënderbe, pasi godet figurën e Skënderbeut dhe përdor disa të dhëna për të vërtetuar idetë e tij.

Myftaraj: Me rastin e vitit të Skënderbeut u ngrit një komision shtetëror. Ky komision përcaktoi se do të jepet një çmim nga Akademia e Shkencave për jetën e Skënderbeut. U ngrit dhe një juri e kryesuar nga Pëllumb Xhufi dhe kjo juri i dha çmim të parë librit të Aurel Plasarit "Skënderbeu, një histori politike".

Në të vërtetë kush e lexon këtë libër voluminoz dhe kush ka njohuri sado pak të historiografisë dhe metodave si shkruhet, do të shikojë që vepra nuk ka as origjinalitet shkencor dhe as rëndësi metodologjike. Madje vepra përbën një diversion të prapshtë ndaj figurës së Skënderbeut.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ju-flet-moska-cmim-shteteror-librin-anti-skenderbe-te-plasarit

Recommended