BOOM paralajmëroi ngjarjen e rëndë: E sëmura mendore përdhunohet dhe ngelet shtatzënë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në muajin shkurt emisioni ?BOOM? ka denoncuar abuzimin seksual të një 30 vjeçareje, të sëmurë mendore, endacake, në qytetin e Kuçovës. Vetëm pak muaj pas këtij paralajmërimi, e reja me inicialet M.G është në muajin e gjashtë të shtatzanisë. Sipas saj ky abuzim ka ndodhur në mënyrë të vazhdueshme, nga njerëz të cilët nuk i njeh.

Gazetarja: Kush është babai i fëmijës?

30-vjeçarja: Nuk e di kush është, erdhën 3-4 veta. Njëri më përdhunoi rrugës në qendër të Kuçovës, njëri këtej, tjetri brenda.

Gazetarja: Ka qenë natën apo ditën

30-vjeçarja: Natën

Edhe pse ?BOOM? e referoi rastin në shkurt pranë shërbimit social, por edhe komisariatit të policisë Kuçovë, asnjë masë nuk u mor për strehimin, apo mbrojtjen e saj.

7 muaj më pas, policia nuk jep asnjë informacion për veprimet konkrete të kryera nga ana e saj pas marrjes së sinjalizimit për përdhunimin e të sëmurës mendore që në shkurt.

Sipas Drejtorisë së Shërbimit Social Berat ?Shërbimet në qendrat e zhvillimit janë shërbime komunitare që synojnë sigurimin dhe përmirësimin e statusit dhe cilësisë së jetesës së individëve me aftësisë të kufizuar , deri në 21-vjeç.?, duke e quajtur këtë një rast përjashtimor.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/boom-paralajmeroi-ngjarjen-e-rende-e-semura-mendore-perdhunohet-dhe-ngelet-shtatzene

Recommended