Report TV - Kuçovë, kërcënoi të hidhej nga shtylla, zbret pas negociatave me Policinë

  • 6 years ago
Mëngjesin e sotëm rreth orës 10:30 në qytetin e Kuçovës një person i identifikuar si Andon Ziu ka hipur në një shtyllë dhe kërcënonte se do të hidhej. Paraprakisht mësohet se këtë veprim e ka ndërmarrë pasi pretendon të jetë gjobitur pa të drejtë për një ndërtim pa leje.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbritur shërbimet e Policisë dhe të Zjarrfiksesit. Punonjësit e Policisë negociuan me të dhe pas më shumë se dy orësh arritën ta bindnin që të zbriste.Rreth orës 10.30 Policia ka marrë njoftim se shtetasi A.Z, banuese në Tapi Kuçovë, ka hipur në një shtyllë elektrike dhe kërcënon se do hidhet.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbritur shërbimet e Policisë dhe të Zjarrfikses.

Punonjësit e Policisë po negociojnë me shtetasin A. Z, me qëllim zbritjen e tij, por ende nuk është arritur që shtetasi të bindet dhe të zbresë.

Shtetasi i lartëpermendur pretendon se ka marrë një gjobë padrejtësisht për një ndërtim pa leje.

Recommended