Report TV - Historiku/Kur baza e Kuçovës 'gjallërohej' nga avionët luftarakë

  • 6 years ago
Baza ajrore e Kuçovës, që u krijua si formacioni i parë i madh luftarak i Forcave Ajrore për mbrojtjen e hapësirës ajrore të Republikës së Shqipërisë, do t?i nënshtrohet modernizimit.

Ky lajm është përcjellë nga vetë kryeministri Edi Rama, duke u bazuar në një vendim të fundit të Këshillit të Atlantikut të Veriut, që do e kthejë këtë bazë të vjetër në një bazë moderne nën administrim të saj.

Baza ajërore e Kuçovës do të shëndërrohet në bazën e parë të NATO-s në Ballkanin Perëndimor. Vetëm investimi fillestar është në shifrat e 50 milionë eurove.

Drejtuesit e Ministrisë së Mbrojtjes për shumë vite kanë bërë premtime se kësaj baze do i rikthehet shkëlqimi i dikurshëm.

Këtë shkëlqim mesa duket do ia rikthejë bazës vetë NATO.

Report Televizion sjell këto pamje ekskluzive të tunelit të bazës ajrore të Kuçovës ku shihen avionët MIG, helikopterë të vegjël, e të tjera pajisje luftarake.

Këto pajisje luftare prej shumë vitesh janë vetëm rrelike dhe dëshmi të asaj çka ka qenë para shumë vitesh baza ajrore e Kuçovës, e cila së bashku me Uzinën e Riparimit të Avionëve, ishte një pjesë e rëndësishme e ushtrisë shqiptare, por dhe krenari e vendit.

Forcat Ajrore Shqiptare u krijuan zyrtarisht më 24 Prill 1951. Reparti Ushtarak Kuçovë që mbante emrin Reparti ?23 Peza? u krijua si formacion i parë i madh luftarak i Forcave Ajrore për mbrojtjen e hapësirës ajrore të Republikës së Shqipërisë.

Bërthama e parë e këtij regjimenti u krijua me vendim të posaçëm, ku u morën masa për përgatitjen e efektivit pilot e teknik për teknikën e re reaktive me të cilën do të pajisej reparti.

Recommended