Report TV - Destabiliteti nga protestat, shefi i NATO-s: Nuk ndikon në investimin në Kuçovë

  • 5 years ago
I pyetur nga gazetarja e Report Tv, Esiona Konomi nëse ka rrezik për destabilitet në Shqipëri nga faktorë të brendshëm ose të jashtëm dhe a sjell kjo nevojën e përshpejtimit të investimit të NATO-s në bazën ajrore të Kuçovës, shefi i NATO-s u shpreh se "Trazirat politike dhe tensionet që kemi parë nuk do të ndikojnë si mënyrën si do të realizojmë investimet në bazën e Kuçovës. Për mua kjo është një shembull sesa e rëndësishme është NATO për Shqipërinë dhe e kundërta. Kjo është mënyra më e mirë për të parandaluar konfliktet. Falenderoj Shqipërinë për misionet dhe operacionet e NATO-s dhe njerëzit që dërgon nga shtabi i NATO-s dhe të tjerët" tha Jens Stoltenberg.

Recommended