Report Tv-Kombëtarja, Hysaj dhe Gjimshiti para mediave: Me Izraelin të barabartë

  • 6 years ago
Elseid Hysaj dhe Berat Gjimshiti ishin dy futbollistët që dolën sot përpara mediave kur vetëm dy ditë kanë mbetur larg ndeshjes zyrtare eliminatore me Izraelin në 7 shtator në Elbasan, sfidë e vlefshme për Ligën e Kombeve.

I pyetur mbi mundësitë që ka skuadra për të fituar ndaj kombëtares së Izraelit, Hysaj është shprehur përballja me ta është e barabartë dhe kombëtarja jonë i ka të gjitha mundësitë për të marrë një tre-pikësh shumë të rëndësishëm.

Izraeli? Duhet të jemi të qetë, mos të mendojmë për ndeshjet e kaluara. Liga e Kombeve është një mundësi për të kaluar në Europian. Jemi gati, jemi stërvitur mirë dhe e shikoj si të barabartë përballjen me Izraelin. Do të synojmë kualifikimin në grup. Kemi mundësi të luajmë mirë dhe ta fitojmë ndeshjen me Izraelin. Duhet të jemi të koncentruar. Këmbëngul në idenë time, mundësitë i kemi për të fituar. Tashmë kemi një trajner të ri, disa variante të lojës, edhe lojtarë të rinj. Emëruesi i përbashkët mes të triave, duke korrigjuar gabimet e së kaluarës, është rruga që duhet të ndjekim. Mendoj se do të jemi gati për këtë ndeshje.

Elseid Hysaj, mbrojtës
I të njëjtit mendim ka qënë edhe mbrojtësi tjetër Berat Gjimshiti, i cili para mediave ka thënë që edhe pse Izraeli ka lojtarë të mirë, trajneri Panucci i ka marrë të gjitha masat për të fituar dhe për ta nisur mbarë kompeticionin.

Ne që kemi luajtur kundër Izraelit e dimë se çfarë kundërshtari do të kemi përballë. Do ta studiojmë në detaje sot dhe nesër. Izraeli ka lojtarë të mirë, ndaj duhet t?i marrim mirë masat. Shpresoj të luajmë mirë dhe të fitojmë, që t?i gëzojmë edhe tifozët tanë. Fillimi i mbarë i një edicioni të ri kualifikues ka shumë rëndësi. Ne si futbollistë synojmë maksimumin në çdo ndeshje, të njëjtën gjë do të kërkojmë edhe ndaj Izraelit. T?i përmirësojmë gabimet e miqësoreve të fundit dhe të japim më të mirën ndaj Izraelit. Ku ka më mirë se ta nisim mbarë një kompeticion të ri zyrtar, si Liga e Kombeve.

Berat Gjimshiti, mbrojtës
Shqipëria merr pjesë në Ligën C të Ligës së Kombeve, ku shorti e vuri në një grup me Skocinë dhe Izraelin. Kuqezinjtë do të debutojnë më 7 Shtator të këtij viti në Shqipëri, përballë Izraelit, ndërsa 3 ditë më vonë do të udhëtojnë në Skoci. Në 14 Tetor kuqezinjtë do të udhëtojnë në Izrael, ndërsa më 17 Nëntor do të luajnë ndeshjen e fundit, atë me Skocinë në Shqipëri.

Recommended