Report TV - SHBA - Metës: Sistemin në drejtësi e monitojmë ne, të gjithë të barabartë para ligjit

  • 5 years ago
TIRANË- Ambasada Amerikane në Shqipëri shpjegon përmes një video informuese se pse është i rëndësishëm vettingu dhe si do të ndryshojnë sistemi shqiptar i drejtësisë përmes sistemit shqiptar të drejtësisë. Ajo i bën apel shqiptarëve të shohin dhe të mësojnë se si procesi i vetingut do të sigurojë që të gjithë të jenë të barabartë përpara ligjit.

Në video SHBA sqaron se vettingu është një proces që monitorohet nga ekspertë amerikanë dhe që synon drejtësi të barabartë për të gjithë; duke i kthyer përgjigje, akuzave të bëra nga presidenti Ilir Meta dhe opozita ndaj reformës në Drejtësi dhe misionit ndërkombëtar EURALIUS.

Mesazhi i ambasades se SHBA

Në videon tonë të fundit, ne ju njohëm me një përmbledhje të reformës në drejtësi. Këtë javë, do të flasim për vetingun. Me siguri ju keni dëgjuar për këtë proces, por përse është vetingu i rëndësishëm? Përse reforma në drejtësi vendosi një proces rivlerësimi për gjykatësit dhe prokurorët dhe si do e ndryshojë kjo sistemin shqiptar të drejtësisë? Shihni këtë video dhe mësoni se si procesi i vetingut do të sigurojë që të gjithë të jenë të barabartë përpara ligjit.

?Pse është i rëndësishëm vettingu (rivlerësimi). Sipas një sondazhi të kryer në vitin 2012, vetë gjyqtarët pranuan se kishte korrupsion në masën e 25%. Gjyqtarët pranuan se kishte një nivel të caktuar ndërhyrje politike në vendimmarrjet e tyre në masën 57%. Kjo tregonte se sistemi i drejtësisë nuk ishte fort i drejtë.

Shumë qytetarë i shihnin gjykatat dhe prokurorët si institucionet më të korruptuara në Shqipëri. Gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar shiheshin si të paprekshëm sepse vepronin mbi ligjin.Vettingu shqyrton tri kategori: pasuri të pashpjegueshme, lidhje me krimin e organizuar dhe aftësitë profesionale.

Recommended