Lame tender për monitorim të mediave/ Kadastra kërkon autorët e lajmeve në TV, Gazeta dhe portale

  • 4 years ago
Gazeta ?Shqip? ka siguruar dokumente të një tenderi që po zhvillon Kadastra, e drejtuar nga Artan Lame. Tenderi është i vogël, nën 8 milionë lekë të vjetra, ku Lame kërkon firmë private që të ?Monitorojë dhe ndërtojë arkivën elektronike të medias?.


Më tej, Artan Lame kërkon raportim mujor mbi performancën mujore të institucionit në media. Madje, edhe analizë sasiore mujore mbi performancën e institucionit dhe të titullarit në median e shkruar, elektronike, WEB dhe Media Sociale. Analiza duhet të përmbajë shpërndarjen kronologjike e përmendjes, citimeve dhe artikujve. Gjithashtu edhe frekuencën e përmendieve sipas autorëve, mediave, datave, të përmendjes citimeve dhe artikujve që përmbajnë fjalëkyçet.

Artan Lame kërkon të shpenzojë para publike për të mësuar se kush janë autorët që shkruajnë lajmet për kadastrën. Të gjitha të dhënat kërkon ti ketë në një format që më pas të bëjë kërkim sipas medias së shkruar, datës dhe autorit?. Më tej thuhet se kjo arkivë lejon raportet me lajmet përkatëse për çfarëdo artikulli apo argumenti Raportet mund të dërgohen me email apo mund të gjenerohen online nga portal lajmeve në web. Ne dokumentet e tenderit janë edhe mediat që lame kërkon të monitorohen. Janë 14 gazeta të shkruara dhe elektronike, një revistë, 10 televizione, dhe 50 portale.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Tender#Mediave#TopChannel