Përplasje me armë zjarri mes dy grupeve rivale para Bashkisë së Korçës, një i plagosur

  • 6 years ago
Një përplasje me armë zjarri ka ndodhur këtë të shtunë përpara Bashkisë së Korçës, në lagjen nr.7, pas një konflikti mes disa personave, duke shkaktuar panik te kalimtarët e rastit. Ngjarja ka ndodhur në një prej zonave më të frekuentuara të qytetit.

Gazetarja e Report Tv, Iris Rezhda, raporton se personat e përfshirë në konflikt kanë zbritur nga tre automjete dhe janë përleshur me njëri-tjetrin. Për pasojë njëri prej tyre, i identifikuar si Erjon Hoxhallari, 38-vjeç, një person i njohur nga policia pasi rezulton me precedent penal, ka mbetur i plagosur me armë zjarri. Ai është transportuar me urgjencë në drejtim të spitalit të Korçës ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se një prej personave të përfshirë në konflikt është një ish-punonjës policie i cili ka shpëtuar pa lëndime. Shkak për ngjarjen mendohet të jetë hakmarrja mes dy grupeve rivale.

Recommended