Ora News - Transformimi i bashkisë së Korçës, 63 shërbime të unifikuara

  • 5 years ago
#oranews #bashkia #korce #edirama

Bashkia e Korçës ofron 63 shërbime të unifikuara për të gjithë qytetarët tashmë në një godinë të rinovuar falë një investimi të buxhetit të shtetit me vlerë 144 milion lekë.

Gjatë vizitës në këtë institucion, kryeministri Edi Rama tha se godina e re e bashkisë së Korçës krijon një ndjesi pozitive te qytetarët.

Rama: "Është ultramoderne, me shumë shije, shumë harmoni. Ka shumë komoditet në shërbime, krijon një ndjenjë shumë pozitive".

Kryebashkiaku, Sotiraq Filo, theksoi se ideja e ambjenteve të reja ka qenë që bashkia të mos ketë barriera fizike mes punonjësve dhe qytetarëve që vinë të marrin shërbime.

Gjatë qëndrimit në Korçë, Rama ndoqi edhe nisjen e punimeve për rrugën që lidh Maliqin me njësinë e tij administrative, ibonikun dhe Drithasin.

Rama tha se rruga do të ndihmojë në zhvillimin ekonomik veç përmirësimit të jetës së banorëve.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/transformimi-i-bashkise-se-korces-63-sherbime-te-unifikuara

Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended