Përplasje me armë zjarri përpara Bashkisë së Korçës, plagoset rëndë një person

  • 6 years ago
Plagosje me armë zjarri përpara Bashkisë së Korçës pas një sherri mes dy personave. Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë.

Ka qenë një konflikt i momentit mes dy personave që ka degjeneruar deri në përdorimin e armëve të zjarrit. Për pasojë njëri ka mbetur i plagosur rëndë. Ai është transportuar me urgjencë në drejtim të spitalit të Korçës ku mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për identifikimin e autorit si dhe zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje.

Recommended