Arrestohet në Kakavijë Lulzim Kulla, tentoi të ikte nga Shqipëria me pasaportë false

  • 6 years ago
Është arrestuar në pikën e kalimit kufitar të Kakavijes biznesmeni shkodran, Lulzim Kulla. Kulla, i njohur për atentatin me tritol që iu vu 6 muaj më parë, u ndalua nga Policia pasi tentoi të kalonte drejt Greqisë me një pasaportë false. Me një identitet të ri me emrin Alfons Deda, Kulla po udhëtonte si pasagjer në një automjet tip "Audi" drejt shtetit helen. Kulla nuk ka bërë rezistencë gjatë momentit të ndalimit. Mbi Kullën, tashmë rëndon akuza e falsifikimit të pasaportës. Ndërkohë mësohet se ai tashmë ndodhet në Komisariatin e Gjirokastrës.

Recommended