Arrestohet Nehat Kulla (12 Shtator 1999)

  • 4 years ago
Arkiva - Tv Klan 1998

Pamje të fotove të Nehat Kullës. Pamje të policëve duke kontrolluar makinat dhe shoferët.

Arrestohet Nehat Kulla. Sipas burimeve nga Ministria e Rendit Publik mësohet se sot paradite ai është ndaluar nga policia e Elbasanit. Ai ka qënë duke udhëtuar me makinën e tij tip Shevrolet jeshile në momentin kur i është bërë thirrje nga nje grup i forcave speciale dhe uniformave blu të Elbasanit.
Sipas burimeve nga dikasteri i rendit mësohet se vartësit dhe komisari Edmond Goseni kishin të dhëna se në makinën e tij kishte armë. Në makinë pas kontrollit të policisë janë gjetur armë automatike dhe municione. Po hartohen procedurat që dosja e tij t'i kalojë Prokurorisë dhe Gjykatës së Faktit të Elbasanit.
Burimet nga policia e Elbasanit nuk kanë pranuar të bëjnë asnjë koment. Por burime të besueshme të TV Klan në Ministrinë e Rendit jo vetëm konfirmojnë lajmin por japin hollësi rreth ngjarjes. Nehat Kulla nuk ka bërë rezistencë në momentin e arrestimit.
Ai ka vuajtur 11 vjet heqje lirie. Kulla u lirua nga burgjet me 13 Mars 1997 kur u hapën dyert e qelive dhe nën marsin e vitit të kaluar ai rifitoi lirinë. Pas dy ditësh ai pritet të dalë në Gjykatën e Faktit për vlerësim masë arresti.
Me urdhër të Kryepolicit të Tiranës Mit'hat Havari, policët e Tiranës kanë kontrolluar shtëpitë e Kullës dhe katër shokëve të tij të arrestuar pas kontrollit të të cilëve ju janë gjetur armë e municione.

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended