Sherri me shkopa bejsbolli në Elbasan, arrestohet pronari i lokalit, tentoi të fshijë provat

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

Një 25-vjeçar është arrestuar nga policia në lidhje konfliktin e dhunshëm të dy grupeve mbrëmjen e së martës në Elbasan. Ai është pronari i lokalit ku ndodhi sherri dhe akuzohet se tentoi të fshijë provat.

Policia e Elbasanit arrestoi një 25 vjeçar në lidhje me konfliktin masiv mes disa të rinjve mbrëmjen e së martës në ambientet e jashtme të një një lokali në lagjen e ashtuquajtur të Kinezeve.

Ai akuzohet se tentoi të prishë provat në vengjarje dhe kundërshtoi me forcë punonjësit e policisë me argumentin se i prishi imazhin e biznesit.

Konflikti sipas burimeve nisi që në orët e pasdites por degradoi në përplasje në orët e mbrëmjes, ku sipas të dhënave u përfshinë disa të rinj nga dy grupe të ndryshme.

Dëshmitarët thanë se në konflikt u përdorën sendet e forta dhe shkopat e bejsbollit.

Burime nga vendi i ngjarjes kanë bërë me dije se në konflikt janë dëgjuar të shtëna, ndërsa policia e mohon kategorikisht, duke theksuar se në vendngjarje nuk janë gjetur gëzhoja.

Për pasojë mbeti i plagosur një i ri i identifikuar si Leonard Hibro.

Ky i fundit pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore ka deklaruar se nuk i ka njohur agresorët dhe as ka dyshime se përse mund ta kenë qëlluar, ndërsa ka shfaqur mungesë bashkëpunimi me policinë.

Hibro nuk mësohet të jetë me precedent të mëparshëm kriminal.

Policia e Elbasanit ndërkohë thotë se ende po punohet për të sqaruar shkaqet e konfliktit të dhunshëm.



Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/plagosja-ne-elbasan-policia-arreston-pronarin-e-lokalit-pasi-tentoi-te-prishe-provat

Ndiqni emisionin e plotë këtu: https://youtu.be/lFrV5V7_Rko

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended