Emisioni "BOOM" - I ftuar Ervin Bejleri

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Aktori i njohur Ervin Bejleri i ftuar në emisionin "Boom", thekson se ajo që ndodhi me teatrin nuk pritej dhe se shpresonte që Presidenti i Republikës të mos e firmoste ligjin që i hap rrugë shembjes së ndërtesës së Teatrit Kombëtar. Ai thotë se aktorët do të shfrytëzojnë të gjitha format për të penguar shembjen e ndërtesës. Ai pyetet edhe për atë që ndodhi midis aktorëve për çështjen në fjalë.

Pjesë nga biseda

Ervin Bejleri: Me teatrin ndodhi ajo që nuk pritej ose më saktë pritej por ne nuk donim ta besonim cështja e miratimin, e projektligjit në parlament, aq më tepër me vjedhje votash që ishte absurditeti më i madh kur u legjitimua. Ne presim nga Presidenti i Republikës që të mos e dekretojë, ta anulojë si ligj, nuk e dimë se c'do të bëjë."

Fiori Dardha: Cila është masa ekstreme që do merrni ju si komunitet artistësh?

Ervin Bejleri: Është një listë prej 125 artistësh që kanë firmosur për të mos u shembur godina e Teatrit Kombëtar. Për hir të vërtetës, ekziston një shumicë më e madhe artistësh, të cilët nuk duan që të shembet Teatrit Kombëtar. Artistët nuk do marrin kurrë masa ekstreme, nëse qeveria nuk merr masa ekstreme. Ne do i shkojmë fije pas fije, ballë për ballë, masave ekstreme që do sjellë qeveria. Nëse qeveria ka vendosur të sjellë ruspat aty, ose kanë vendosur të bëjnë debat, ne jemi të hapur. Qeveria, jo bashkia. Nëse vendos të futet brenda në Teatër, ne do jemi brenda. Nëse vendos të sillet egër, dhe ne do sillemi.

Rozana Radi: Pse ndërruan krah shumë aktorë?

Ervin Bejleri: Kjo është fatkeqësia më e madhe. I thashë disa miqve, more, mos po bëhet gabim që po ngremë disa njerëz që po përfitojnë nga ana vetjake? Sic ngriti pala tjetër disa njerëz që mesa morëm vesh kanë përfituar. Kjo është fatkeqësia më e madhe, unë e kam këtë dyshim.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/aktori-bejleri-nese-qeveria-merr-ruspat-dhe-hyn-ne-teater-ne-do-te-jemi-aty

Recommended