"Ju flet Moska": Lufta ndërkombëtare për shqiponjën dy krerëshe

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Çështja aktuale është Botërori 2018! Referuar edhe fitores së Zvicrës, ku dy shqiptart Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri festuan duke bërë simbolin e shqiponjës, Kastriot Myftaraj ka bërë një analizë ndër vite në lidhje me këtë çështje.

Kastriot Myftaraj: Ne shqiptarët kemi vuajtur dhe vuajmë për këtë gjë, për ti shpejheguar vetes dhe botës gjërat e dukshme. Dicka u shfaq në atë që e kam quajtur në titullin e emisionit "Lufta ndërkombëtare për shqiponjën dy krerëshe".

Fjala është për atë që ndodhi në ndeshjen mes Zvicrës dhe Serbisë ku dy lojtarë zvicerënë me origjinë shqiptarë të Kosovës festuan duke bërë shenjën e shqiponjës dy krerëshe. Interesante është se ekipi kundërshtar Serbia megjithëse e ka në flamurin e vete shqiponjën u ndje i fyer sikur të ishte bërë një shenjë që drejtohej kundër tij. Interesante është se edhe vende të tjera që e kanë simbol shqiponjën dy krerëshe janë ndjerë në të njëjtën mënyrë. Në 2014 kështu ka bërë një futbollist shqiptar nga Struga e Maqedonisë, Pajtim Kasami, i cili luante me Olimpiakosin kur i bëri gol Juventusit, bëri shenjën e shqiponjës dhe në Greqi u ngrit një stuhi.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ju-flet-moska-lufta-nderkombetare-shqiponjen-dy-krereshe

Recommended