"Ju flet Moska": A do të strehohen në Shqipëri ish-ushtarët e ISIS?
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në qendër të emisionit "Ju flet Moska", Kastriot Myftaraj ka analizuar sërish çështjen e ardhjes së ish-luftëtarëve të ISIS në Shqipëri.

Kastriot Myftaraj: Një çështje që po diskutohet këto ditë në Shqipëri është se a do të vijnë këtu luftëtarët e ISIS, të cilët kanë shkuar vullnetarë të luftojnë në radhët ushtrisë së Shtetit Islamikë nga vendet e Ballkanit dhe të Europës.

Ka një debat për këtë çështje ku në nivel të ulët ka hyrë dhe opozita. Qeveria e mohon, e quan shpifje. Kjo histori zuri fill me një deklaratë të kryeministrit Bullgar në Tiranë, në konferencën kundër radikalizmit të dhunshëm që u mbajt në fillim të qershorit që u mbajt Tiranë.

Aq rëndësi i kishte kushtuar kryeministri Bullgar deklaratave të tij, saqë nuk pranoi që ta përkthente përkthyejsa jonë.

Siç e shikoni edhe nga theksi i përkthyeses, ajo ishte bullgare që kishte mësuar shqip. Ajo tha që në Shqipëri të bëhej një qendër për luftëtarët e kthyer të ISIS.

Këtu dalin disa pyetje. Së pari, kur një kryeministër bën një deklaratë aq më tepër, kryeministri i një vendi të BE si Bojko Borisov atëhere nënkuptohet që në deklaratë trajtohen çështje për bisedimet që u mbajtën. Pra është biseduar kjo çështje dhe më pas thuhet në deklaratë. Pra nuk është ashtu sic thotë Rama që kjo është fantazi.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ju-flet-moska-do-te-strehohen-ne-shqiperi-ish-ushtaret-e-isis
Recommended