"Ju flet Moska": Arsyet e vërteta pse Merkel i thotë "Jo" Shqipërisë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Emisioni "Ju flet Moska"i Kastriot Myftaraj analizoi mbrëmjen e sotme arsyet se pse Merkel nuk pati një qëndrim të prerë dhe të qartë pro hapjes së negociatave të Shqipërisë me BE në qershor.

Myftaraj: Gjermania mund ta kishte diplomatizuar pak më tepër qëndrimin e saj, pasi një herë është bërë shkak që të digjet rekomandimi i KE në 2016.Mund të kishte mbajtur një qëndrim si për Malin e Zi. Nëse në 2016 nuk ishin të bindur se mund t'ja jepnin këtë shpërblim qeverisë Rama, në 2018 duket qartë se e kanë tepruar një çikë duke parë standartet që janë ruajtur në rajon. Mesa duket Merkel ndihet e mashtruar dhe zhgënjyer pasi nëse ka një politikan të fuqishëm europian që u investua në mbështetjet të Ramës pasi ky erdhi në pushtet në 2013 ishte zonja Merkel. Në prillin e katër viteve më parë nga Berlini frynin erëra shumë të ngrohta për Tiranën kur kryeministri Rama ishte vizitë në Berlin. Politikania më e fuqishme në Europë u investua në marrëdhnënie të posaçme me një politikan të vogël ballkanik dhe doli e mashtruar.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ju-flet-moska-arsyet-e-verteta-pse-merkel-i-thote-jo-shqiperise

Recommended