"Ju flet Moska": Pse Greqia e ndryshoi flamurin e fitores së 1940?!

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në emisionin e tij "Ju flet Moska", Kastriot Myftaraj është ndalur tek flamuri i Greqisë. Në analizën e tij, ai thotë se Greqia e ka ndryshuar disa herë flamurin. Por problemi sipas Myftarajt qëndron në faktin që Shqipëria nuk duhet të lejojë që në varrezat greke të jetë flamuri aktual, por duhet të jetë flamuri me të cilën ushtarët grekë kanë luftuar.

Kastriot Myftaraj: Shqiptarët do të habiteshin po të dëgjonin se flamuri grek, i cili gjendet i ngritur në varrezat ushtarake greke në Shqipëri, nuk është i njëjti flamur që kishte Greqia në Luftën e Dytë Botërore. Nuk është i njëjti flamur shtetëror grek, nuk është i njëjti flamur me të cilin janë vrarë këta ushtarë.

Në varrezat ushtarake greke në Shqipëri, gjithashtu edhe në varrezën e Bularatit ku ndodhën incidentet, flamuri grek është flamuri shtetëror kombëtar grek. Ky nuk është flamuri me të cilin Greqia mori pjesë në luftën 1940-1941 në kohën e luftës Italo-Greke.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ju-flet-moska-pse-greqia-e-ndryshoi-flamurin-e-fitores-se-1940

Recommended