"Ju flet Moska": Pse PD nuk vjen dot në pushtet, ndaj Edi Ramës, ose jo

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Emisioni "Ju flet Moska" i Kastriot Myftaraj, duke marrë spunto nga një deklaratë e liderit historik të PD-së Sali Berisha se demokratët nuk vinë dot në pushtet me Ramën në qeveri, shkoi dhe më tej duke parashtruar arsyet se pse PD nuk vjen dot në pushtet edhe pa Ramën përballë.

Myftaraj: Disa ditë më parë Sali Berisha bëri një deklaratë në një emision televiziv se PD përballë Edi Ramës në pushtet nuk e merr dot pushtetin. Duke pasur parasysh situatën, zhvillimet politike,me të drejtë do të ishe të thuhej se PD nuk vjen dot në pushtet as sikur të rikthehet Sali Berisha si kryetar, madje jo në këtë moshë që ka 74 vjeç por edhe 20 vjet më i ri kur u vu në krye të opozitës pas rënies së PD nga pushteti.

Nuk vjen dot në pushtet jo duke pasur Edi Ramën përballë por edhe pa Edi Ramën përballë. Arsyet pse nuk vjen dot në pushtet janë të brendshme, jashtë partisë por edhe të jashtme. PS ka arritur dhe kjo është arritje e Edi Ramës, të ndërtojë një sistem paralel ekonomik, shoqëror, me shtetin, institucionet në mënyrë të tillë që ti shndërrojë institucionet, marrëdhëniet e shtetit me biznesin në një makineri prodhimi votash.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ju-flet-moska-pse-pd-nuk-vjen-dot-ne-pushtet-ndaj-edi-rames-ose-jo

Recommended