Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Deputeti i PS, Ervin Bushati tha se marrja e rekomandimit për hapjen e negociatave është një lajm i mirë për të gjithë shqiptarët. I ftuar në studion e lajmeve të Ora News, Bushati tha se politika ka bërë detyrën në këto vite, duke theksuar se qytetarët shqiptarë e kanë merituar këtë çertifikim.
Bushati: Është një arritje e qytetarëve shqiptarë, patjetër edhe politika në këto vite ka bërë detyrën e saj, por duhet të pranojmë që shoqëria është më përpara se politika. Qytetarët shqiptarë e kanë merituar me kohë këtë çertifikim dhe sot është një ditë e gëzuar për të gjithë bashkë.
Ai tha se reforma në drejësi ishte shtylla kryesore për hapjen e negociatave.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/marrja-e-rekomandimit-deputeti-i-ps-politika-ka-bere-detyren
Comments