"Ju flet Moska": Të drejta OK, po a po bëhen LGBTIQ aristokracia e re?
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kastriot Myftaraj në emisionin e tij "Ju flet Moska" ka bërë një analizë në lidhje me debatin për LGBTIQ.

Myftaraj: Javët e fundit, në Shqipëri u hap një debat që për shumë njerëz duket si një problem luksi, debati për bullingun apo bullizmin ndaj shtresës LGBT, pra ndaj gay meshkuj, femrave lesbiane.

Megjithësi kjo fjala LGBT sot është shtuar. LGBT, do të thotë lesbian, gay, biseksual, transgender, pra ndryshim gjinie mashkull-femër. Janë shtuar dhe dy germa iniciale, I për Interseksual dhe Q për Queer. Queer, një sjellje e cuditshme, që vë në dyshim gjininë e vet seksuale, qoftë mashkulli, qoftë femra.

Për tu zgjeruar më shumë përmasat e komunitetit, nuk e mendojmë me dashakeqësi këtë. Cdo komunitet kërkon ekspansion. Kështu bëjnë dhe në natyrë dhe në shoqërinë njerëzore. Shumë njerëzve mund tu duket një problem luksi. Në kushtet që ka shoqëria shqiptare, një shoqëri që problemi kryesor mbetet mbijetesa e njerëzve. Tani cështja kryesore që duket se nuk po kapet në këtë debat.

Kërkohen të drejta për këtë komunitet, cka ata e kanë me ligjin kundër diskriminimit apo kërkohet të shndërrohet në një lloj aristokracie të re. Nuk besoj se starti i këtij komuniteti dhe mbrojtësit e tyre ta marrin si një lloj bullizmi sepse të gjithë komunitetet kërkojnë të fitojnë të drejtat e privilegje. Prandaj sistemi shtetëror ku jetojmë është kontrollo dhe balanco.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ju-flet-moska-te-drejta-ok-po-po-behen-lgbtiq-aristokracia-e-re
Recommended