32-vjeçari ekzekutohet ne dere te shtepise

  • 6 years ago
Një i ri u ekzekutua me armë zjarri orët e para të së martës në Dibër. Burime zyrtare sqarojnë se viktima është 32-vjeçari Elsi Kosiqi. Ai u vra rreth orës 01:30 në oborrin e shtëpisë së tij në fshatin Maqellarë.

Kosiqi mësohet se sapo ishte kthyer nga Maqedonia. Ai kishte parkuar makinën dhe po mbyllte portën e shtëpisë kur u ekzekutua me armë zjarri, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.
Burime nga policia thanë se dyshohet që autorët kanë qenë 2 persona, të cilët e kanë pritur të riun të kthehet në banesë. Në vendin e ngjarjes janë gjetur 2 gëzhoja kallashnikovi. Dyshimet janë se autorët janë larguar fillimisht në këmbë dhe më pas kanë humbur gjurmët.

Deri në këto momente hetimet janë përqendruar të konfliktet e viktimës. Ai njihej si problematik në zonë dhe për këtë arsye janë marrë në pyetje persona me të cilët kishte konflikte të hapura. Burime nga policia thanë se një tjetër pistë ku po hetohet është ajo e pazareve të prishura të kontrabandës me persona nga Maqedonia.

Forca të shumta të policisë ushtruan kontrolle në disa banesa ndërsa në akset kryesore janë ngritur postblloqe në përpjekje për të identifikuar dhe ndalur autorët e vrasjes./tvklan.al

Recommended