RTV Ora - Selenicë, 47-vjeçari ekzekutohet me 3 plumba në pragun e shtëpisë
  • 5 years ago
#rtvora
Një person është vrarë me armë zjarri mbrëmjen e sotme (7 gusht) në Selenicë të Vlorës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në pragun e shtëpisë së viktimës, në lagjen "Minatori".

Policia thotë se viktima quhet Nikolla Ikonomi, 47-vjeç dhe është qëlluar me armë tip pistoletë.

Viktima me dy emra

Po sipas policisë, viktima ka ndërruar emër dhe mbiemër dhe nga bashkëfshatarët njihej me emrin Laver Tozaj.

47-vjeçari është qëlluar me 3 plumba

Gazetari i RTV Ora Edi Ruçi raporton se Ikonomi është qëlluar me 3 plumba, një prej të cilave në kokë. Fillimisht ai u gjet i plagosur nga disa kalimtarë, të cilët e transportuan për në spitalin rajonal të Vlorës me një makinë private, por për shkak të plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Në spital mbërrijnë edhe familjarët

Në ambientet e spitalit të Vlorës ku gjendet viktima për kryerjes e ekspertizës mjeko ligjore kanë mbërritur edhe familjarët e 47-vjeçarit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/vlore-plagoset-me-arme-zjarri-nje-person-ne-selenice

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended