Ora News - Negociatat me Greqinë, Meta në konferencë: S'mund të firmos një letër të bardhë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Sikundër edhe kishte njoftuar Presidenca, kreu i Shtetit Ilir Meta bëri publik qëndrimin e tij lidhur me negociatat e shtetit shqiptar me Greqinë për çështjet e mbetura pezull.

Menjëherë pas letrës dërguar Ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati, Presidenti Ilir Meta doli në konferencë për shtyp të sqaronte se ai nuk mund të vihej përpara faktit të kryer për një marrëveshje të mundshme të detit, pa u konsultuar më parë.

Duke cituar vendimin e gjykatës kushtetuese të vitit 2009 dhe Kushtetutën, Presidenti tha se do të shfrytëzoj të gjithë mekanizmat që ka për të mos u bërë bashkëfajtor në një marrëveshje që mund të jetë jokorrekte.

Meta: Presidenti nuk mund të vihet para fakteve të kryera, Presidenti nuk mund të reagojë në fund përderisa kjo marrëveshje nuk i plotëson kushtet, që do të thotë nuk ka bërë detyrën e tij. Nuk mund të bëhem pjesë e shkeljes së Kushtetutës, asnjë shkelje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe asnjë bashkëfajësie edhe pa dashje.

Meta sqaroi se kjo që ai bëri nuk është lojë politike por përgjegjshmëri ndaj një marrëveshje të rëndësishme. I pyetur për ndikimin e vendimit të tij në shtyrjen e marrëveshjes që pritet në prill me vizitën e kryeministrit grek, Tsipras, Meta tha se axhendat e kryeministrave të huaj nuk mund të ndikojnë vendimmarrjen e kreut të shtetit.

Meta: Axhenda e cilido personalitet të nderuar nuk mund të më pengojë mua të mos përmbush detyrimet e mia për realizimin me sukses, në mënyrë transparente, të qëndrueshme, përfundimtare të një marrëveshje historike.

Meta në fund i dha dhe një mesazh të qartë ministrit të Jashtëm, duke thënë se për këtë çështje, komunikimi i tij do të jetë vetëm institucional zyrtar.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/plotfuqishmeria-negociatat-me-greqine-meta-leter-rames-dhe-bushatit

Recommended