RTV Ora - Meta firmos dekretin e anulimit të 30 qershorit dhe bën shqiponjën
  • 5 years ago
#rtvora

I qetë dhe i prerë para gazetarëve, kreu i Shtetit Ilir Meta për 40 minuta sqaroi për qytetarët e tij arsyet që e çuan në vendimin për anulimin e datës së zgjedhjeve vendore.

Teksa renditi arsyet e dekretit, Meta veçoi edhe mitingjet e opozitës dhe antimitingjet e qeverisë.

Presidenti fajësoi dy palët politike për nxitje të dhunës dhe përçarjen mes popullit.

Andaj si Kreut i Shtetit, tha ai, që përfaqëson unitetin e popullit, nuk mund të çojë vendin drejt zgjedhjeve që mund të shndërroheshin në një betejë force mes mbështetësve të dy palëve, apo një betejë mes qytetarëve dhe forcave të zbatimit të ligjit.

Teksa firmosi live dekretin në Presidencë, Meta e mbylli konferencën me simbolin kombëtar, shqiponjën.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/smund-te-rrezikohet-uniteti-i-popullit-me-mitingje-dhe-antimitingje-meta-firmos-dekretin-dhe-ben-shqiponjen
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended