Zbardhen përgjimet/ Ish-prefekti Radovani: Eja më vrit, e po firmos që të kam thënë unë
  • 5 years ago
Dhënia e parave më fajde në Shkodër ka sjellë përtshtjellim mes 19 personave të proceduar penalisht dhe familjes së ish-prefektit të Shkodrës, Paulin Radovani, i cili tashmë rruhet me policë tek dera e shtëpisë. Në muajin janar 2019 situata mes personave që kishin dhënë para me fajde tek dy djemtë e Paulin Radovanit, ka qënë shumë e tensionuar, pasi të gjithë takonin Radovanin dhe kërkon paratë e eurot që i kishin dhënë me fajde.

Por Radovani nuk ka pasur mundësi likujditeti financiar, dhe për pasojë njëri prej personave që i kërkonte shumat financiare, i ka pohuar në telefon:??a ke leverdi me ja fut unë vedit, ose eja më vra ti e pot a firmosi unë se të kam thënë unë, po a e zgjidh problemin????. Situata ka qënë tepër e ndërlikuar pasi Radovanit siç thotë dhe vetë i ishte sulur e gjithë Shkodra, duke i kërkuar mbrapsht të gjitha borxhet që kishin marë djemtë e tij.

Në një bisedë të përgjuar nga prokuroria e Shkodrës të cilën ?Shqiptarja.com? po e sjell të plotë qartësohet se Radovani ka shumë detyrime në Shkodër, dhe se një ndër personat që u ka borxhe është dhe shtetasi Kolec Marku ose siç njihet ndryshe Lec Gjoni. Marku dhe Radovani janë takuar në 26 janar 2019 dhe në 27 janar 2019, ku së bashku kanë diskutuar për disa minuta. Nga bisedat telefonike që Marku dhe Radovani zhvillojnë së bashku, del qartë fakti që Marku i ka dhënë lekë me fajde dhe i kërkon 3 mijë euro dhe dy milion lekë.
Recommended