Në një kohë kur universitetet publike janë duke hasur shumë problematika, zv/ministri i Arsimit, Ervin Demo tha në studion e Arena se keqmenaxhimi qëndron vetëm në Universitetin e Tiranës, duke përjashtuar të tjerat. Zëdhënësja e grupit të PD-së, Grida Duma tha për moderatorin Dritan Hila se universitetet publike po shkojnë në rrënim, për shkak të mungesës së financimeve. Pedagogu Romeo Hanxhari dhe Demo janë përplasur me njëri-tjetrin për universitetin publik, që sipas pedagogut është hedhur në xhungël. Pedagogu Redi Muçi tha në studion e Arena se ligji i arsimit të lartë duhet të shfuqizohet.
Be the first to comment