BOOM: Avokatja rëndon pozitën e klientit me kërkesë pa bazë ligjore

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Emisioni investigativ "BOOM" ka vijuar trajtimin e rastit të të riut nga Berati, i cili është dënuar me vendim të formës së prerë me katër muaj burg, nën akuzën e mbajtjes së armëve të ftohta thika në banesë, teksa në shtëpi kishin dhe një dyqan mishi.

Në ngarkim të shtetasit Teki Hoxha, pritej pezullimi i ekzekutimit të formës së prerë, për të mos e çuar atë në burg pa u shqyrtuar kjo çështje edhe në Gjykatën e Lartë. Pikërisht këtu gazetarët e "BOOM" kanë nxjerrë në pah një tjetër problem të hallkës përmbyllëse të zinxhirit të ndryshkur të drejtësisë, mbrojtjes.

Pas një hetimi plot me mangësi nga ana e Prokurorisë së Beratit, gabimeve proceduariale të gjykatës së Beratit si dhe zhdukjes së regjistrimit audio të seancës përfundimtare në Gjykatën e Apelit Vlorë, avokatja që ka ndjekur këtë rast kishte depozituar një kërkesë të pambështetur ligjërisht për pezullimin e dënimit të të riut në gjykatën e Beratit.

Avokati Idajet Beqiri, i cili është zgjedhur të përfaqësoj këtë rast në vazhdim, ka hequr dorë nga kërkesa e avokates vlonjate e për rrjedhojë gjykata ka pushuar gjykimin e kërkesës.

Avokati: Pasi e studiova këtë kërkesë që ka bërë avokatja e mëparshme dhe jua ka drejtuar juve, faktikisht shoh defekte serioze tek kjo. E vetmja rrugëzgjidhje është të heq dorë nga kjo kërkesë dhe të bëj një kërkesë tjetër por me një objekt tjetër. Të kërkoj shtyrjen e ekzekutimit të këtij vendimi për disa rrethana.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/boom-avokatja-rendon-poziten-e-klientit-me-kerkese-pa-baze-ligjore

Recommended