"Ju flet Moska": Pse miqtë e huaj duan mandatin e tretë të PS?

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Emisioni "Ju flet Moska" i Kastriot Myftaraj hodhi parashikimin mbrëmjen e sotme për mundësinë e një mandati të tretë për PS. Myftaraj e lidh këtë fakt me mbështetjen e të huajve për Ramën.

Myftaraj: Është një fakt tashmë për të gjithë ata që kanë njohuri në politikë se Shqipëria po shkon drejt të parës periudhë pas viteve '90 ku mesa duket do të kemi një mandat të tretë të një partie, madje të një partie te vetme, PS. Megjithëse sapo ka nisur mandatin e dytë, ndoshta dhe për këtë arsye, shenjat janë të qarta.Tranzicioni politik shqiptar, kjo fazë mes regjimit komunist dhe BE, është e ndarë në disa mandate 8 vjeçare të forcave politike të majta dhe të djathta. Nga viti '92 në fillim merr dy mandate PD por i ndërpritet njëri mandat në '97. Pastaj merr dy mandate PS dhe i bën të dy me ato luhatjet e brendshme. Në 2005 merr PD dy mandate bashkë me aleatët. Në 2013 është PS që ka marrë tashmë dy mandate, në fillim me aleatë dhe në 2017 e vetme. Tani kemi një zhvillim të veçantë në kuptimin që të huajt me sa duket po e mbështesin, po e nxisin partinë në pushtet dhe liderin e saj Edi Rama që të akumulojë sa më shumë pushtet.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ju-flet-moska-pse-miqte-e-huaj-duan-mandatin-e-trete-te-ps

Recommended