Vjedhja e makines ne Korce, 200 mije leke per kedo qe ka informacion

  • 6 years ago
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë, në vijim të hetimeve lidhur me zbardhjen e ngjarjes që ndodhi të shtunën, ku nga persona ende të paidentifikuar në lagjen nr 3 Korçë, është vjedhur mjeti tip "Benz" me targa AA875II në pronësi të D.A, vendos në dispozicion shumën prej 200.000 lekë të reja, për çdo person që mund të ketë informacion të saktë mbi vendodhjen e mjetit apo identitetin e personave.

Policia e Korçës iu bën thirrje qytetarëve të bashkëpunojnë për zbardhjen e kësaj ngjarje dhe të telefonojnë në numrat: 0694134733 ose 0694112291, ndërsa siguron ruajtjen e anonimatit.

Ngjarja:

Dy persona ende të paidentifikuar i janë afruar mjetit tip "Benz" me targa AA 875 II, të ndaluar në rrugë në lagjen Nr 3, pranë vendit të quajtur "Depoja e ujit". 25-vjeçari D.A, banues në Burimas ndodhej në makinën e tij së bashku me E.G, 23 vjeçe, banuese në Pojan.

Nga deklarimet e marra rezulton se njëri prej autorëve të ngjarjes, nën kërcënimin e një pistolete ka nxjerrë forcërisht nga mjeti drejtuesin e tij dhe më pas kanë marrë këtë të fundit duke u larguar me shpejtësi.

Nga kqyrja e vendit të ngjarjes, si edhe kontrollet e shumta të zonës janë gjetur e sekuestruar në cilësinë e provës materiale 2 gëzhoja të kalibrit 7.62mm

Në lidhje me këtë ngjarje, janë angazhuar forca të shumta policie të cilat po vijojnë me krehjen e zonës dhe po punojnë për gjetjen e mjetit, identifikimin e kapjen e autorëve./tvklan.al

Recommended