Fituesi në Atak Show në Report Tv merr çelësat e makinës 20 mijë euro

  • 4 years ago
Fituesi i makinës Suzuki Vitara me vlerë 20 mijë euro Ergys Shaba mbrëmjen e djeshme në emisionin Atak Show në Report tv mori çelësat e makinës. Ai tha se është një ndjekës i rregullt i emisionit dhe luante gjithmonë me nr. 1 deri ditën që fitoi çmimin më të madh të emisionit.

"Ne jemi një grup shokësh në Tiranë dhe gjithë kohës luajmë me numrin një dhe rezultoi fitues. Besoja që do të fitoja dhe fitova. Faleminderit!" tha ai.Kjo ishte hera e parë në dy sezone të emisionit Atak Show që një telefonues ka arritur të zbërthejë shumën 5-shifrore në një nga lojërat e shumta që Atak Show. Ai ka gjetur numrin 17941, pas së cilës fshihej makina. Fillimisht ishin zbuluar tre shifrat e para, e katërta ishte një bonus nga autorët e këtij programi dhe shifra e fundit iu la telefonuesve.

Recommended