500 mijë eurot/ Lihet në burg shoferi kamionit. E shoqja pas makinës së policisë

  • 4 years ago
Gjykata e Durrësit la në burg shoferin e kamionit ku u gjetën rreth 500 mijë euro të padeklaruara në doganë.


Masa e vlerësimit të sigurisë ndaj shtetasit Andon Thanasi u zhvillua pa praninë e gazetarëve në respektim të protokollit kundër Covid-19. E shoqja ka nxituar të ndjekë mjetin e policisë për të përshëndetur bashkëshortin e arrestuar dhe siguruar mbështetjen.

Avokati i Thanasit, Armand Tragaj kundërshtoi masën e sigurisë së kërkuar nga prokuroria duke kërkuar një masë më të butë, ?arrest në shtëpi?, ndërsa mohoi që klienti i tij të ketë konsumuar veprën penale të ?pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale?.

Sipas Tragajt, mosdeklarimi i parave në kufi është kundërvajtje penale dhe në emër të klientit të tij kërkoi kohë që të provojë se paratë janë të ligjshme.

Drejtuesi i kamionit nuk ka dhënë asnjë deklarim para gjyqtares Eda Kaja në këtë seancë duke pranuar gjithçka ka deklaruar avokati i tij mbrojtës.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#ArmandTragaj#AndonThanasi#TopChannel

Recommended