Ora News - Basha i përgjigjet ambasadorëve: Dhuna në parlament s'ishin tymueset

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

"Dhuna e vetme në parlament nuk ishin tymuese por dhunimi i Kushtetueses, çfarëdo që thonë ambasadorët faktet janë ato që janë". Kjo është përgjigja e kryetarit të PD-së, Lulzim Basha për gazetarët të cilët kërkuan reagim ndaj deklaratave të SHBA-së dhe BE-së për protestën e djeshme brenda dhe jashtë Kuvendit.

Pyetja: Ambasada e SHBA dhe BE-së kanë reaguar lidhur me protestat duke i cilësuar të dhunshme dhe kanë dënuar sjelljen e deputetëve në parlament, keni ndonjë reagim për të?
Lulzim Basha: Dhuna e vetme në parlament nuk ishin tymuese por dhunimi i Kushtetutës, çfarëdo që thonë ambasadorët faktet janë ato që janë. KLP nuk është krijuar prej 8 muajsh në dhunim flagrant me Kushtetutën, prokurori është zgjedhur në mënyrë antikushtetuese nga Edi Rama, pa veting, SPAK dhe Byroja e hetimit nuk është formuar dhe nuk dihet kur do të formohet. Këto janë fakte të tjerat janë vetëm opinione"

Pyetjes: A jeni në komunikim me ambasadorët dhe ambasadorët në lidhje me këto fakte që thoni?

Basha: "PD dhe unë jemi në komunikim të vazhdueshëm me të gjithë faktorin ndërkombëtar i cili është me i vetëndërgjegjësuar se dje për krizën kushtetuese politike në vend, të shkaktuar nga kthimi i Shqipërisë nga narkoshtet si pjesë e projektit politik të Ramës dhe të jenë të sigurt që nesër do të jenë më të vetëndërgjegjësuar se sot."

Në një deklaratë për median nga selia e PD-së ku e quajti protestën si vendim i drejtë për të shprehur revoltën nga kryeminsitrit Rama.

Lulzim Basha: "Protesta e djeshme dhe ato që vazhdojnë janë shprehje e revoltës ndaj Edi Ramës. Dje është vërtetuar katërcipërisht se Rama është i vendosur për antireformë në drejtësi. Parlamenti nuk është ai me një shumicë të marrë peng nga paraët e drogës. Ajo çfarë është e rëndë nuk është sjellja e opozitës, por sjellja e Ramës me Kushtetutën. Vendimi për fillimin e një vale protestash në janar është vendim i drejtë"

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/basha-sjane-te-renda-tymueset-vala-e-protestave-jane-te-drejta

Recommended