RTV Ora – Basha i përgjigjet Ramës: Hajdut, klloun, majmun...vjedh 100 mijë euro në orë

  • 5 years ago
#rtvora
Po nga Durrësi, kreu i PD, Luzim Basha iu përgjigj kryeministrit Rama. Gjatë një takimi me banorë të këtij qyteti, Basha i konsideroi deklaratat e Ramës një ditë më parë si shaka bajate. Ai akuzoi Ramën se i vjedh shqiptarëve 100 mijë euro në orë.

Basha: Kllouni që erdhi dje këtu te ju, nuk ishte klloun, ai është hajduti më i madh në historinë e Shqipërisë që fshihet pas shakave bajate dhe se fut duart ditë për ditë në xhepat tuaja.

Vetëm sipas të dhënave zyrtare, në vetëm 2 vite Edi Rama ka kullufitur afro 2 mld euro nga taksat e shqiptarëve.

2 mld euro, i bie që ka vjedhur 2 vitet e fundit 2.4 mln euro në ditë, 100 mijë euro në orë është tarifa e estradës së Edi Ramës, nuk është estradë, është tallje me ju.

Dua ti bëj thirrje edhe socialistëve të ndershëm që ja zbrazën sheshin dje, edhe punonjësve të administratës që rrinin kokë ulur, edhe ndonjërit që qeshte si dele me shakatë e kripura të kryegastorit.

Mos qeshni o dele, se çdo shaka ju kushton 100 mijë euro në orë. Kjo ëshë fatura e Ramës për popullin shqiptar.

Sa herë del para jush dhe ngërdheshet si majmun, sa herë që del para jush dhe tallet me opozitën apo merret me pjesët e mia të trupit, sa herë del para jush ka një hall të madh, jo vetem të fshehë vjedhjen, por të fshehë atë që nuk e fsheh dotë kurrë, atë që bota e tregon me gisht se kryehajdutin e Ballkanit, si Maduron e Ballkanit që shqiptarët do ta shporin.

Dje halli i tij ishte gjigand. DASH e tha qartë atë që çdo shqiptar e di.

Basha përsëriti qëndrimin e tij, se largimi i Ramës është emergjencë kombëtare.

Basha: Durimit i ka ardhur fundi dhe rruga është ajo që kemi nisur. Kur një prind abuzon me familjen, këtij prindi i tregohet vendi nga drejtësia, shkon në burg po të jetë e nevojshme. Qeveria nuk na duhet për të na treguar barsoleta, ndërkohë që Rama fut duart në xhepat tanë. Kur qeveria kapet duke vjedhur, duke kryer krime, ikën qeveria, largohet qeveria, largohet me votë dhe shkon para drejtësisë. Rama e di fare mirë këtë. Nëser po të mbaheshin votimet në Durrës dhe gjithë Shqipërinë Rama, Dako dhe banda e tyre do ta paguajnë shtrenjtë krimin që kanë kryer ndaj çdo shqiptari, të djathtë e të majtë. Prandaj ka shkatërruar votën e lirë. Kush më mirë se durrsakët dhe shijaksit e dinë këtë. Dosja 339 është dëshmia gjyqësore e rënies së votës së lirë, e shkatërrimit të zgjedhjeve. Kjo është arsye pse Rama ka kapur drejtësinë, ka ndryshuar 5 herë prokuroret e dosjes 339 me shpresë se do të ndryshojë fatin e Dakos dhe Niçes me shokët.

Basha premtoi se shumë shpejt, Durrësi do t'i kthehet durrsakëve dhe qeveria do ti kthehet shqiptarëve.

Basha: Me zgjedhje të vjedhura, me gjykatë kushtetuese të vrarë, me drejtësinë e kapur nuk kishte rrugë tjetër për opozitën. Nuk kishte rrugë tjetër për ne për të mbrojtur interesat tuaja, përvçese t'ua riktheje gjykimin ju, sovranit, qytetarëve të Durrësit dhe gjithë Shqipërisë. Shumë shpejtë bashkia do ti kthehet qytetarëve të Durrësit, shumë shpejt qeveria do ti kthehet...

Recommended