Ora News - Basha i përgjigjet Presidentit Meta: S'ka hapa pas me qeverinë e kapur nga krimi!

  • 5 years ago
#oranews
Kreu i PD, Lulzim Basha i ka kthyer përgjigje Presidentit Meta se opozita nuk do të bëjë hapa pas me qeverinë që sipas tij është e lidhur me krimin.

Në përfundimit të takimit me Presidentit e Sllovenisë, Basha tha se do të ketë vetëm hapa para, duke bërë thirrje për pjesëmarrje në protesta.

Basha: Unë nuk kam ndërmend të komentoj asnjë deklaratë të Presidentit Meta. Por mund t'ju them se në përballjen me krimin e organizuar dhe një qeverie të kapur në bashkëpunim me krimin e organizuar për të vjedhur zgjedhjet dhe vjedhur paratë e shqiptarëve nuk ka për të pasur asnjë hap pas, por vetëm hapa përpara. Sepse vetëm hapat përpara, largimi i një orë e më parë i Edi Ramës dhe një qeveri e palidhur me krimin e organizuar, e cila zgjidh duart e drejtësisë dhe mundëson zgjedhje të lira dhe të ndershme do ti japë shqiptarëve atë që meritojnë, një parlament dhe një qeveri prodhim i votës dhe vullnetit të tyre dhe jo prodhim i Niçeve, Bajrave dhe Shullazëve me shokë. Në raport me këtë çështje asnjë hap pas, por vetëm hapa përpara duke nisur me bashkimin e qytetarëve në protestë para Asamblesë së dalë nga vota e krimit dhe jo nga vota e qytetarëve. Nëse të jemi të gjithë bashkë. Kjo është një betejë që na bashkon dhe nuk na ndan.

Më herët kreu i PD, Lulzim Basha tha se vendimet e disa kandidatëve për marrjen e mandatit të deputetit nuk kanë efekt në rrugën që opozita po ndjek.

Basha: Çdo hap i një Kuvendi ilegjitim, nuk njihet nga ne. Asnjë ligj, asnjë vendim i një Kuvendi ilegjitim që mbron dhe përfaqëson interesat e një grushti hajdutësh të kapur duke vjedhur paratë e shqiptarëve dhe një grushti kriminelësh të kapur duke vjedhur votat e shqiptarëve, nuk njihet nga opozita. Këto pra janë vendime që nuk kanë absolutisht asnjë efekt në rrugën që ne kemi nisur.

Basha i kujton Ramës një tjetër dosje.

Basha: "Edi Rama dosja 339 është makthi yt. E di fare mirë se çfarë përmban ajo dosje. Uroj ta dish çfarë përmban dosja 184. Të gjithë politikanët e përzier me kokat e krimit do shkojnë para drejtësisë. Beteja do vazhdojë "

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/basha-i-pergjigjet-presidentit-meta-nuk-ka-hapa-pas


Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended