Ora News-Rama falenderon Adriatik Llallën, i thotë PD e LSI-se: Sot latë namë!

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryeministri Edi Rama në një konferencë për median i quajti përplasjet dhe tensionet e sotme përpjekje e dëshpëruar e opozitës për bllokimin e reformës në drejtësi. Shefi i qeverisë falenderoi Adriatik Llallën për punën e vështirë, duke theksuar se ai nuk u pengua kurrë dhe as u sulmua kurrë nga qeveria.

Rama i kujtoi opozitën se ishin ata që edhe në protestat e kaluara kanë tentuar të bllokojnë drejtësinë dhe zgjedhjet.

Ndërsa për LSI, Rama tha: Ishin po këta që sot gjuanin me tymuese, shishe, këpucë, por vetëm se atëherë disa bërtisnin në çadër dhe disa hidhnin gurin me qetësi dhe fshihnin dorën me dashuri, derisa i humbën edhe qetësinë edhe dashurinë edhe tepsinë.

Pjesë nga deklarata e Ramës

Edi Rama: "Dua ti kërkoj ndjesë sot gjithë shqiptarëve por edhe partnerëve për shfaqjen e shëmtuar për të bllokuar reformën në drejtësi. Shfaqjen e dha opozita, por faturën e kësaj shfaqje e merr e gjithë Shqipëria e cila është më afër se kurrë çeljes së negociatave për anëtarësim me BE dhe nuk i meriton as baltën, as tymin dhe as dëshpërimin e kësaj opozite që prej dy vitesh udhëhiqet nga frika e reformës në drejtësi.

Bëra sa munda dhe nuk e di ca mund të bëja më shumë për të çelur dialogun me opozitën lidhur me zgjedhjen e prokrurorit të përkohshëm. As kërkesat e përsëritura të SHBA dhe BE për të gjetur një zgjidhje me mirëkuptim për ta sjellë opozitën në tryezën e dialogut.

Zgjedhja e prokurores së përgjithshme të përkohshme vetëm me votat tona ishte legjitime, e konfirmuar edhe nga misionet e SHBA dhe BE që asistojnë procesin e vështirë të reformës në drejtësi. Por nuk ishte zgjedhja e dëshiruar prej nesh.

Ne dëshirojmë një zgjedhje me mirëkuptim me opozitën të cilën e ftuan në dialog deri në fund. Për ne nuk kishte rëndësi thjesht të respektohej kushtetuta, por ishte me rëndësi që këtë detyrim ta përmbushnim me opozitën. Jemi në një moment të rëndësishëm dhe presim hapjen e negociatave me BE. Ashtu sikundër çdo shfaqeje uniteti në funksion të kushtetutës, ligjit dhe reformës në drejtësi është një pikë e fituar dhe çdo shfaqje si kjo e sotme është një pikë e humbur.

Opozita zgjidhi rrugën e dëshpëruar të baltës dhe tymit, ku nuk kurseu as përfaqësuesit e SHBA dhe BE duke akuzuar edhe vetë ambasadorin e SHBA

Prokurori i përgjithshëm, Adriatik Llalla është i pari në 27 vjet që largohet nga detyra pa asnjë konflikt me shumicën qeverisëse.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/tensionet-nekuvend-rama-perpjekje-e-deshperuar-bllokimin-e-reformes-ne-drejtesi

Recommended