Rama: PD e LSI drejt shkrirjes

  • 5 years ago
Edi Rama është i bindur se dy partitë e opozitës që dogjën mandatet do të shkojnë drejt shkrirjes, pasi sipas tij ata kërkojnë të marrin pushtet në tavolinë dhe këtë socialistët thotë se s?do jua japin.

Në takimin ?Bashkia që duam? në Librazhd ironizon protestat e opozitës dhe kryetarët e dy partive të saj.

E bëri në Durrës, por e bën edhe përpara qytetarëve të Librazhdit, merr në mbrojte Vangjush Dakon dhe thotë se di arsyet përse e sulmojnë.


Por, ndërsa Dakon nuk e rikonfirmoi në takimin që bëri për ?Bashkinë që duam? në Durrës, ai rikonfirmon se kryetari aktual i Librazhdit do të rikandidohet, ndërsa thotë se do të marrin dhe bashkinë e Përrenjasit që drejtohet nga LSI.

?I urojmë jetë të gjatë bebes dhe i themi që do te kujdesemi që pas 30 Qershorit të rri me shumë me beben?.

Rama lajmëron ashpërsim të Kodit Penal dhe për ata që organizojnë lojëra fati dhe pranon se ende ka probleme me bastet online.

?Ka ardhur koha të marrim masa në Kodin Penal, kush organizon bixhoz të shkojë në burg?.

Rama së bashku me ambasadorët e BE dhe Gjermanisë mori pjesë dhe në ceremoninë e nisjes së punime për ujësjellësin e Rrajcës dhe më pas pa nga afër punimet për parkun e ri që i shtohet Librazhdit.

Vizita e kreut të qeverisë u shoqërua edhe me një protestë të simpatizantëve të Partisë Demokratike, të cilën tentuan të bllokonin hyrjen e eskortës në qytet. Për këtë arsye uniformat blu shoqëruan kreun e PD-së së Librazhdit, Bujar Vreto dhe 5 protestues të tjerë.

Tv Klan

Recommended