Report TV -Arrestimet për dosjen 339, Rama: PD-LSI prandaj s'duan depolitizim
  • 4 years ago
TIRANE-Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur hetimet e SPAK-ut për vendosjen para drejtësisë të komisionerëve në 2017 në tre qendra në Durrës. Për Edi Ramën, kjo që ka ndodhur është një mësim se përse duhet depolitizimi i administratës zgjedhore, të cilin e kundërshtoi PD-LSI në Këshillin Politik.

Nga 22 të arrestuarit për krim zgjedhor, kryeministri Edi Rama shkruan se 14 të pandehur janë të PD-LSI dhe 8 të PS dhe ky numër sipas tij është provë se kush bërtet më shumë e nuk do depolitizim, referuar opozitës jashtë parlamentit i ka duart të zhytura thellë në llum.
Recommended