Ekzekutohet 35-vjeçari në Shkodër - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një vrasje me armë zjarri ndodhi paraditen e se dielës në Shkodër. Ngjarja u regjistrua në Stom, Golem në afërsi të varrezave ku një person u qëllua me pistolete. Paraprakisht thuhet se viktima është Angjelin Shkambi 35 vjeç, ndërsa nuk dihen ende shkaqet e krimit të rëndë.



Sipas policisë e cila mbërriti ne vendngjarje Shkambi u qëllua në momentin që po linte varrezat ndërsa ndodhej brenda një automjeti tip Benz. Blutë thanë se brenda makinës u gjeten tre gëzhoja pistolete. Për kapjen e autorit te krimit janë ngritur disa postblloqe, ndërsa zona po kontrollohet nga grupet e FNSH-së.

Recommended