Ekzekutohet 20-vjeçari në Kurbin - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Konflikti për muzikën live ne lokal, përfundon me ekzekutimin e 20 vjecarit Ervis Zyba në fshatin Gjorm të Kurbinit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 02:00 pas mesnate. Të rinjtë fillimisht janë grindur në rrethana ende të paqarta, brenda lokalit që ndodhet pranë aksit Fushe Kruje-Lezhe. Përplasja është zhvendosur ne ambientet e jashtme, ku ka degjeneruar ne përdorimin e armeve dhe 20 vjecari është qëlluar me disa plumba. Për shkak të plagëve të marra, ai nuk ka mundur të mbijetojë. Pasi ka kryer krimin, autori është larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të Fushë-Krujës. Nga dëshmitë e marra nga klientët e tjerë te lokalit, policia ka bërë të mundur identifikimin e te gjithë te rinjve te përfshire ne ketë konflikt dhe është vënë në ndjekje të autorit. Sipas uniformave blu, ende nuk janë zbardhur plotësisht motivet e konfliktit qe i mori jetën 20-vjeçarit, ndërsa po hetohet edhe për aktivitetin e viktimës. Burime nga grupi hetimor bëjnë të ditur se një nga shkaqet mund të jetë edhe konsumi i tepër i alkoolit, si nga viktima ashtu edhe nga autorët.

Recommended