Ora News - Përroi del nga shtrati, merr përpara banesa e biznese në Laç

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Reshjet e shiut kanë sjellë probleme të shumta edhe në qytetin e Laçit.

Përroi që kalon përmes qytetit doli nga shtrati në mënyre të menjëhershme, duke rrezikuar dhe jeten e qytetarëve.

Uji vërshoi frikshëm nëpër rrugët e qytetit, duke sjellë dhe përmbytjen e disa bizneve.

Përmbytja e rrugëve kryesore solli vështirësi lëvizje për qytetarët dhe automjetet.

Situata e krijua u monitorua në terren nga përfaqësues të Emergjencave Civile në Prefekturën e Lezhës, si dhe të Bashkisë së Kurbinit.

Punonjësit e shërbimeve qëndruan në gatishmëri, duke ndërhyre në largimin e mbetjeve të sjella nga vërshimi i ujit në kolektorët kullues.

Me rënien e intensitetit të reshjeve niveli i prurjeve ra dhe uji u largua nga rrugët dhe bizneset, por duke lënë pas baltën dhe inertet.

Përroi që kalon përmes qytetit është një kërcënim serioz për Laçin, pasi ka dalë dhe herë të tjera nga shtrati, duke marrë dhe tre jetën njerëzish.

Por kjo nuk ka mjaftur që insitucionet të marrin masa për rehabilitetimin e këtij përroit me qëllim që situata të tilla të mos përsëriten me.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/perroi-del-nga-shtrati-merr-perpara-banesa-e-biznese-ne-lac

Category

📺
TV

Recommended