Ora News - “Ju flet Moska”: Kush janë pronarët e kompanive të sigurimeve në Shqipëri?!

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kastriot Myftaraj në emisionin e tij ?Ju flet Moska? i është rikthyer temës për kompanitë e sigurimeve. Myftaraj i shikon në mënyrë të çuditshme faktin që kompanitë e sigurimeve austriale vazhdojnë të mbajnë administratorë apo drejtues ata persona që i hapën këto kompani në kushtet e një tranzicioni.

Myftaraj: Qeveria shqiptare ka shpallur një projekt ambicioz, për të rritur masën në të cilën qytetarë te saj janë të siguruar. Është thënë se shqiptarët përbëjne shoqëritë më pak të siguruara në Europë në kuptimin e pagesës së sigurimit për pronën, jetën. Dihet se në Europë masa për sigurime është disa herë me e lartë se në Shqipëri.

Shqiptarët të cilët së shpejti do ta kenë të detyruar të bëjnë sigurimin e shtëpive kanë të drejtë të dinë se në duart e kujt shkojnë paratë dhe për të marrë dëmshpërblimet për sigurimet që bëjnë. Pra kush janë pronarët e kompanive të sigurimeve në Shqipëri.

Shqipëria nuk është vendi ku ka më pak shumë të siguruar për cdo banor, por është edhe vendi ku ka më pak transparencë për atë se kush në të vërtetë janë pronarët e sigurimeve në tregun në Shqipëri.

Në tregun e sigurimeve në Shqipëri ndodhin gjëra shumë të çuditshme. Tregu i sigurimeve në Shqipëri dominohet nga dy grupe që janë të dy nga Vjena Uniqa Group Austria e cila ka blerë Sigal sigurimet jo jotës dhe e dyta është Sigal Life që është një fond pensionesh. Në të dyja këto kompani shumicën e kanë austriakët, ose ata që janë pas tyre. Tek Sigali sigurimet jo jetës ka 86.83% ndërsa tek SIgal Life ka 51%, pjesën tjetër e ka Avni Ponari.

Zoti Ponari është administrator i Sigalit ku ka 10 %. Lind pyetja, një kompani serioze a do të linte menaxher aksionerin e pakicës me 10% kur vetë ka 86%?

Pas këtyre kompanive austriale flitet që kanë hyrë kapitalet ruse. Uniqa Group Austria për sigurimin e jetës ka 60% të tregut në Shqipëri, për atë që quhet sigurimi i jo jetës ka rreth 28%.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ju-flet-moska-kush-jane-pronaret-e-kompanive-te-sigurimeve-shoqerore

Category

📺
TV

Recommended