BOOM denoncon skandalin me drejtësinë: Si mbahet në burg një i ri pa prova (21 nëntor 2017)

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Emisioni investigativ ?BOOM? në Ora News ka nxjerrë sot për shikuesit, realitetin e gjithë strukturave kundër krimit dhe drejtësisë, se si abuzohet me një shtetas i cili prezumohet ende si i pafajshëm, në emër të luftës kundër krimit. Apo më përmbledhur: mbajtja në burg pa asnjë prove dhe prokurori që e pranon një gjë të tillë me justifikimin se kështu luftohet fenomeni.

Historia ka nisur në një fshat të Fushë Krujës ku një i ri, Kristian Preçi, është arrestuar në orën tre të natës, i akuzuar nga deklarata e një vajze se i ka hyrë në shtëpi dhe i ka vjedhur celularin.

Me këtë deklaratë në dorë, policia ka kryer arrestimin e të riut. Sipas dëshmisë së nënës, është ushtruar edhe kontroll në shtëpi, por pa gjetur asgjë.

Megjithatë, pavarësisht kësaj, oficeri i policisë gjyqësore shënon në procesverbal: ?Arrestimi i tij (për shtetasin Kristian Preci)u bë për arsye se më datën 11.07.2017 rreth orës 03:10 keni hyrë në banesën e shtetasit Sh.D së bashku me shtetasin E.M dhe keni kryer vjedhje?.

Pra gjithçka duket si vendim gjykate, as akuzë nuk është. Bazuar në këtë, komisariati Krujë e ka quajtur rastin arrest në flagrancë, pavarësisht se në kodin penal sqarohet më së miri se kush është arresti në flagrancë, dhe nuk ka asnjë nen që parashikon se flagranca është në gjumë, ndërkohë që personi nuk është arrestuar as me telefon në dorë, as duke vrapuar, e as nuk i është gjetur telefoni gjatë kontrollit.

?Është në gjendje flagrance ai që është kapur në kryerje e sipër të veprës penale ose ai që menjëherë pas kryerjes së veprës ndiqet nga policia gjyqësore, nga personi i dëmtuar ose nga persona të tjerë ose që është kapur me sende dhe prova e materiale, nga të cilat duket se ka kryer veprën penale?, thuhet në neni 252 në kodin e procedurës penale.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/boom-denoncon-skandalin-me-drejtesine-si-mbahet-ne-burg-nje-i-pafajshem

Recommended