Pa Gjurme- Humbur një vit më parë, historia tronditëse e shqiptarit që mbahet peng në burg

  • 4 years ago
Në kërkim të një babai shqiptarë i cili ka humbur kontaktet në muajin maj te vitit 2019 nga Hamburgu i Gjermanisë. Baki Kucaj nga Vlora, nuk është hera e parë shkëputja e kontakteteve me familjarët, pasi që prej vitit 1991 emigrimni i tij në Gjermani ka bërë që ai të kalojë më tepër kohë në burg se sa jashtë tij.

Pikëpytje të mëdha ngihen mbi dënimet e tij, pasi thuajse në të gjithë periudhën kohore të qëndrimit atje, ka marr dënime njëri pas tjetrit.

Për herë të pare, Bakiu u dënua për mungesë dokumentacioni, por a është kjo arsyeja kryesore pë të kaluar mbi 20 vite burg?

Po çfarë mund ta ketë bërë atë të rikthehet sërisht në burg, cilat jane akuzat e tjera që rëndojnë mbi të dhe cfarë fshihet pas gjithë kësaj historie?

Familjarët janë refuzuar disa herë nga isntitucionet kur kanë kërkuar ndihmë dhe e vetmja shpresë së e vërteta do të zbardhet e do të mbërrijnë në gjurmët e Bakiut është kërkesa në emisionin ?Pa Gjurmë?.

Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni nga e hëna në të premte në orën 16:30 në ekranin e Report Tv

Recommended