Report Tv-Etilda Gjonaj denoncon skandalin e KLD

  • 6 years ago
Denoncohet një skandal në radhët e KLD-së. Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, deklaroi gjatë një konference për shtyp se në mbledhjen e fundit, KLD i ka miratuar një vendim jashtë rendit të ditës dhe i panjoftuar më parë, duke i dhënë leje prindërore në mënyrë të fshehtë gjyqtarit Gjin Gjoni, me argumentin se është bërë baba dhe i duhet të udhëtojë drejt Gjermanisë atje ku jeton bashkëshortja e tij. Sipas Gjonajt, vendimmarrja e KLD është e paligjshme. Ajo i bëri thirrje këtij institucioni që të shfuqizojë vendimin.

Recommended