Ora News - Ambasadorja Schutz: Të luftohen strukturat kriminale, situata shqetësuese

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Gjermania pret rezultate konkrete nga task-forca e ngritur nga qeveria shqiptare për aksionin kombëtar ?Forca e Ligjit?, kundër trafikut të drogës dhe krimit të organizuar. Kjo njësi e ngritur me ekspertë të huaj, mbështetet nga pala gjermane me një oficere në Tiranë.

Ndërkohë, ambasadorja Susanne Schutz tha se e rëndësishme është reduktimi i kultivimit të drogave dhe luftimi i grupeve kriminale.

Schutz: E përshëndesim faktin që pranë Ministrisë së Brendshme, është ndërmarrë hapi konkret lidhur me luftën kundër krimit të organizuar dhe në veçanti ndaj kanabisit. Për këtë angazhim ne do të kemi edhe një konsulencë afatgjatë. E rëndësishme është të arrihen rezultate konkrete në reduktimin e sasisë të kultivim të drogës por edhe në luftën kundër strukturave të krimit të organizuar.

Për më shumë lexoni në: http://ora.cingerr.com/article/ambasadorja-schutz-te-luftohen-strukturat-kriminale-situata-shqetesuese

Recommended