Ora News - Te dhenat shqetesuese: Vetëm për 17 ditë u ndezën qëllimisht 91 vatra zjarri

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Plot 91 vatra zjarri janë identifikuar brenda 17 ditësh në Shqipëri. Ministria e Mbrojtjes ngriti shqetësimin për situatën pasi nuk kemi të bëjmë me shkaqet e natyrës por të dorës së njeriut

Informacionet tona flasin për zjarr-vënie të qëllimshme nga persona me tendenca kriminale, zjarrvenie te qellimshme per arsye te konflikteve mbi pronen, apo zjarrvenie me qellim krijimin e hapesirave per toka te reja sipas besetytnise se djegja e tokes sjell pasurimin dhe pjellorine e saj.

Pervecse ky eshte nje vendim i gabuar e i paligjshem qe do i kushtoje rende kujtdo, qe permes papergjegjshmerise apo qellimit te keq, ve ne rrezik te tjeret dhe demton pronen e perbashket, nga te gjitha pikepamjet, shkencore apo praktike, djegja e tokes sjell me shume deme sesa te mira. Cilado që të jenë arsyet e zjarr-vënieve, kjo është një veprimtari kriminale dhe e dënueshme ligjërisht" deklaroi ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka në një prononcim për median.

Nga pikepamja juridike ky është një dëmtim i burimeve kombëtare të zhvillimit, që lidhen me të tashmen dhe të ardhmen e vendit tonë.

Zjarret me statistika

Të dhënat tona, tregojnë për një rritje shqetësuese të zjarreve në këtë periudhë. Vetëm në harkun kohor 10 - 27 Shtator janë verifikuar, gjithsej 91 vatra zjarri, prej të cilave janë djegur një sipërfaqe prej 262 ha kullotë, shkurre, livadh, pyje, pemëtari, tokë bujqësore, bazë ushqimore për bagëtinë etj. Janë djegur 1162 rrënjë ulliri të vjetër dhe të rinj.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/te-dhenat-shqetesuese-vetem-17-dite-u-ndezen-qellimisht-91-vatra-zjarri

Recommended