Situata e përmbytjeve, Prençi: Ishin vënë në dijeni të gjithë strukturat vendore - Ora News

  • 9 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Edhe pse situata është drejt përmirësismit, Drejtori i Emergjencave Civile Shemsi Prençi tha se të gjithë strukturat ishin të paralajmëruara për një situatë të tillë. Në një lidhje telefonike për Ora News, Prençi tha se gjithësecili të marrë përgjegjësinë që i takon.
Shemsi Prençi: Situata është drejt përmirësimit, në orët e para të reshjeve disa prej hidorvorëve nuk punonin për shkak të mungesës së energjisë elektrike, kjo i përket strukturave të ministrisë së Bujqësisë që nuk duhe të ishin kujtuar pas intesitetit të reshjeve, furnizimi me energji elektrike duhet të ishin bere me dy rrjete. Prag vjeshtja kërkon menaxhim dhe gatishmëri permanent 24 orërë për të funksionuar hidrovoret. Ishin paralajmëruar prej kohësh të gjitha strukturat dhe të gjitha prefektetet me urdhrin e ministrit të Brendshëm për vënien në gatishmëri të të gjithë kapacitetet njerëzore dhe teknike . Nuk mund të përjashtohet nga përgjegjësia asnjë nga strukturat vendore. Është momenti për ta planifikuar dhe parandaluar. Në këto momente kapacitetet njerëzore dhe teknike po punojnë.
Prençi tha se edhe pse hidrovoret tani janë në funksion, nuk është përgjegjësia e Emergjencave Civile furnizimi me energji.
Shemsi Prençi: Nuk është kompetence e emergjencave furnizimi me energji. Nuk duhet të mungojë energjia eletrike asnjë minutë. Për këtë duhet të marrin përjgjegjësi ata që menaxhojnë hidrovoret. Pjesa e përgjegjësive është sipas insititucioneve. Edhe në Fier edhe në Vlorë strukturat e emergjencave janë 48 orë në terren dhe do të jenë në gatishmëri në zonat e rrezikut.
Drejtori i Emergjencave bëri edhe një apel për qytetarët të cilët duhe të jenë më të kujdesshëm në hedhjen e mbeturinave nëpër kanalet kulluese.
Shemsi Prençi: Qytetarët të bëhen promotorët që mos të lejojë të vijë emergjenca, qytetarët duhet të kujtohen që kur hedhin kanalin e plehrave në kanal. Çështja e emergjencës në vjeshtë është përgjegjësi e qytetarëve, por edhe e strukturave përkatëse
Në këto meomente që po flasim, me projektet europiane po investohet në 16 segmente për fuqizimin e argjinaturave dhe vendeve të rrezikshme. Situata po shkon drejt përmmirësimit edhe në aspektin e investimit.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/prenci-ishin-vene-ne-dijeni-te-gjithe-strukturat-vendore/